Anketa e “Bitkom” midis 500 kompanive me më shumë se 20 punonjës, gjithashtu tregon se çdo firmë e katërt e sheh ekzistencën e saj si të kërcënuar nga digjitalizimi.
Kompanitë gjermane aktualisht janë të dëshpëruara për të gjetur më shumë punëtorë. Kjo është gati të ndryshojë për të ardhmen, nëse rezultatet e një studimi dalin të sakta.
Një studim nga shoqata “IT Bitkom”, transmetuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të premten, projekton që 3,4 milionë vende pune në Gjermani do të bëhen të tepërta në pesë vitet e ardhshme, pasi robotët dhe algoritmet do të marrin përsipër punën e njerëzve.
Duke pasur parasysh faktin se aktualisht ka rreth 33 milionë njerëz në punësim të rregullt në Gjermani, kjo shifër përbën pothuajse, 1/10 e punëtorëve.
Anketa e “Bitkom” midis 500 kompanive me më shumë se 20 punonjës, gjithashtu tregon se çdo firmë e katërt e sheh ekzistencën e saj si të kërcënuar nga digjitalizimi.
Drejtori i “Bitkom”, Achim Berg kritikoi Qeverinë gjermane se po ka shumë pak vëmendje ndaj kësaj dukurie.
“Bitkom” i kushtoi vëmendje të veçantë sektorit të teknologjisë së komunikimit që kishte 200,000 punonjës në vitet 1990, por tani ka vetëm rreth 20,000.
Ai paralajmëroi se bankat dhe kompanitë e sigurimeve mund të jenë të parat, që do të vuajnë nga kjo dukuri./ albinfo.ch./
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...