Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës – IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja, e cila është duke bërë monitorimin e faunës në kuadër të zonës së mbrojtur të Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në disa lokacione të parkut.
Nga ky monitorim janë siguruar të dhënave për pranin e disa llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, sikurse janë Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Dhia e Egër (Rupicapra rupicapra) dhe Kaprolli (Capreolus capreolus).
Shihni në vijim disa nga fotot e realizuara gjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit të llojeve të gjitarëve të egër në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”./arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...