Në krahinën spanjolle të Valencias, më saktë në fshatin Aielo de Malferit, ndodhte një pronar i një distilerie i quajtur Juan Juan Mico. Në zyrën e tij ndodhet recepti i Kola-coca-s. Pasi sigurohet që nuk do t’i bëhet asnjë fotografi, ai e nxjerr nga sirtari një shënim ku shkruhet formula sekrete.
Më shumë se një version alternativ i pijes më të famshme botërore, Kola-Coca është në fakt paraardhësja e Coca-Cola-s. Kështu nuk thotë vetëm Juani, por edhe autoritetet lokale në Aielo de Malferit, dhe 4 mijë e 706 banorët e tij.
Nuk ka ndonjë provë konkrete që thotë se jeta e Coca-Colas nisi në Aielo. Por, për gjenerata, njerëzit e atjeshëm kanë besuar që sirupi të cilin John Pemberdoni e quajti Coca-Cola e kishte origjinën në distilerinë e tyre lokale.
Kryetari i fshatir, Jose Luis Pinter, thotë se qëllimi i tyre është që Coca-Cola ta pranojë se e ka origjinën në atë fshat. “Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se kaq.” – thotë ai.
Megjithëse në dukje mitike, ka fakte me bollëk që i mbështesin pretendimet e fshatarëve. Për shembull, 138 vjet më parë, tre ndërmarrës lokalë, e hapën një distileri në katund. Aielo kishte vetëm gjysmën e sipërfaqes së saj, por ishte në hartë si një vend ku prodhoheshin pije dhe verëra amerikane. /El Pais/Periskopi
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...