Një rast shumë i rrallë mjekësor ka pushtuar mediat ndërkombëtare.
Në Kinë ka lindur një vogëlushe, e cila ishte shtatzënë në trupin e saj me 2 binjakë.
Ky është një rast i paprecedent i “fetusit brenda fetusit”.
Bebja e lindur në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” të Hong Kongut ka zhvilluar 2 fetuse në brendësi të trupit të saj si shkak i një procesi ngjizjeje të ndryshëm nga mënyra klasike.
Në fillim, nëna supozohej se do të rriste brenda trupit të saj 3 fetuse, por gjatë rrugës njëri prej embrioneve ka përfshirë brenda vetes 2 të tjerët duke ngadalësuar rritjen e tyre.
Për këtë arsye është bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke hequr 2 embrionet me operacion në javën e 10-të të rritjes brenda barkut të nënës.
Ky është një fenomen shumë i rrallë. Deri tani njihen 200 raste të shënuara në botë dhe probabiliteti që të ndodhë është 1 në 500.000 lindje.
Por duhet theksuar se është hera e parë që lind në Hong Kong një rast i tillë.
Në momentin e ndërhyrjes kirurgjikale të dy fetuset kishin zhvilluar shtyllën kurrizore, brinjët, gjymtyrët dhe kordonin e kërthizës.
Aktualisht raportohet se si nëna edhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. /Blitz.al

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...