A keni ëndërruar ndonjëherë që të bleni një shtëpi në një fshat të bukur të Italisë?
Më në fund ka arritur lajmi që po prisni, shkruan “CNN”, transmeton portali arbresh.info
Ollolai, një destinacion në rajonin malor Barbagia në ishullin mesdhetar të Sardenjës, ka nxjerrë në shitje qindra shtëpi të braktisura për vetëm 1 euro metrën katror.
Ky nuk është qyteti i parë italian që promovon një gjë të tillë, por ngjan se është i pari që do të mbajë premtimin për të tërhequr njerëzit.
Qëllimi i shitjes së lirë është tërheqja e njerëzve për të jetuar në qytet.
“Ne mburremi me origjinë prehistorike”, ka deklaruar Efisio Arbau, kryetari i Ollolait.
“Kryqëzata ime është të shpëtojë traditat tona unike nga rënia në harresë”, ka shtuar ai.
Qyteti i vogël vizitohet nga një numër i madh vizitorësh nga vendet e ndryshme të botës./arbresh.info/

Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...