Danimarka vitet e fundit është shpallur si shteti ku njerëzit kanë nivelin e lumturisë më të lartë në botë.
Për të shuar kuriozitetin na vjen në ndihmë Dan Buettner, eksplorues i “National Geographic”dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the world’s Happiest People”.
Gjëja e parë që Buettner na tregon është se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla.
E në fakt asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.Çdo danez, që në momentin e lindjes pret kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas. Më pas, kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.
Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.
“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore, asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre , ta janë të lire të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.
Lumturi është të jetosh duke i shmangur streset e përditshme të jetës.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...