Tri shtete të Ballkanit, në mesin e tyre Kosova, Bosnja dhe Serbia, gjenden në mesin e dhjetë shteteve të para, qytetarët e të cilave janë shprehur të gatshëm që të luftojnë për vendet e tyre. Ndërsa në fund të listës rreshtohen shtetet e Evropës Perëndimore dhe Jugore.
Hulumtimi në nivel global, i bëri nga agjencia Gallup, dëshmoi se në vendin e parë rreshtohen finlandezët, pasi që 74 për qind prej tyre u shprehën se janë të gatshëm që të luftojnë për vendin e tyre.
Në vendin e dytë u rreshtuan turqit, më 73 për qind, në pozitën e tretë ukrainasit, më 62 për qind, ndërsa në vendin e katërt rusët, më 59 për qind.
Kosova u rreshtua në vendin e pestë, me 58 për qind të të anketuarve që u shprehen të gatshëm për të luftuar, shkruan rtv21.
Vendin e gjashtë me nga 55 për qind e ndajnë Bosnja dhe Suedia, pason Greqia më 54 për qind, ndërsa Serbia rreshtohet në vendin e dhjetë, më 46 për qind të serbëve që theksuan se janë të gatshëm për luftë.
Sipas të dhënave të rezultatit, mund të shihet se gatishmëria e qytetarëve për të luftuar për shtetet e tyre bien nga lindja duke lëvizur drejtë Perëndimit dhe shtetet perëndimore rreshtohen në fund të listës së shteteve, qytetarët e të cilave janë të gatshëm që të luftojnë.
Për luftë të gatshëm u shprehen vetëm 15 për qind të holandezëve, e në fund të listës rreshtohen edhe Gjermania, Belgjika, Italia, Spanja dhe Austria.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...