Pini sa të doni tani, së shpejti kafja mund të bëhet pjesë e historisë

14:20 | 28 Janar 2022

Lajm shumë i keq për adhuruesit e kafes, pasi për shkak të krizës klimatike në vitet e ardhshme, do të behët gjithnjë e më e vështirë që të pimë kafe.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Plos One, kafja së shpejti mund të zhduket nga faqja e dheut, transmeton portal arbresh.info

Studimi shqyrtoi se si do të ndryshojnë kushtet për rritjen e kafesë deri në vitin 2050, bazuar në parashikimet e disa modeleve klimatike globale. Rezultatet tregojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, kultivimi i kokrrave të kafesë do të jetë jashtëzakonisht i vështirë në rajonet e njohura për prodhimin e tyre, transmeton CNN.

Aktualisht, kjo shumëllojshmëri rritet në Amerikën Qendrore dhe Jugore, kryesisht në Brazil, si dhe në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore dhe pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore, sipas një studimi të kryer nga Roman Gruter dhe të tjerë në Universitetin e Cyrihut.

“Vendet më të rëndësishme të mbuluara nga studimi, si Brazili, Vietnami, Indonezia dhe Kolumbia, po vuajnë pasoja të rënda të krizës klimatike, e cila reflekton në një reduktim të konsiderueshëm të zonave të përshtatshme për kultivimin e kafesë, ndërsa pritet që të rritet papërshtatshmëtia e saj deri në vitin 2050”, thuhet në studim.

Studimi shqyrtoi gjithashtu se si ndryshimi i klimës do të ndikojë në kushtet e rritjes së shqemeve dhe avokados. Rritja e temperaturës mund të krijojë kushte për kultivimin e tyre në disa zona të tjera.

Autorët arrijnë në përfundimin se për të tre ushqimet, “përshtatja me kushtet e reja klimatike do të jetë e nevojshme në shumicën e rajoneve të mëdha të prodhimit”. Kjo përfshin kultivimin e varieteteve që lulëzojnë më herët në kushtet e reja. Në rastin e kafesë, kjo do të thotë se prodhuesit do të duhet të kalojnë në varietetin Robusta, i cili është më rezistent, por ende me cilësi më të ulët në krahasim me kafen që keni pirë deri tani.

“Në rastin më të keq, fermerët do të duhet të kalojnë në rritjen e kulturave të tjera”, thotë autori i studimit, Gruter, duke shtuar se “është e vështirë të parashikohet se kur dhe ku do të ndodhë kjo”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara