Pilotët kanë raportuar për shfaqjen e alienëve mbi Irlandë

22:10 | 14 Nëntor 2018

Autoriteti irlandez i aviacionit është duke e hetuar një rast, ku besohet se njëri nga pilotët e kompanisë ka identifikuar një objekt fluturimi mbi Irlandën perëndimore.

Piloti i fluturimit BA94, duke fluturuar nga Montreal, kontakroi kontrollin e trafikut ajror në Shannon të premtën e kaluar për të raportuar shfaqjen e një objekti që lëviztë shpejt përpara avionit, transmeton portali arbresh.info

Piloti pyeti nëse kishte ushtrime ushtarake që ndodhnin në brigjet perëndimore të Irlandës.

Kontrolli i trafikut ajror i tha gazetës The Irish Times se asgjë nuk është shfaqur në radar.

Piloti ka theksuar se objekti dhe aeroplani vetëm sa nuk janë përplasur.

Një pilot i Virgin Airlines që fluturonte nga Orlando në Mançester, i cili fluturoi mbi të njëjtin rajon, kishte folur për një histori të tillë të ngjajshme dhe tha se  objekti ngjante me një meteor jashtëzakonisht të ndritshëm.

Incidenti është duke u hetuar nga autoritetet irlandeze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara