Hulumtimet e reja kanë zbuluar se vetmia mund t’ua dyfishojë njerëzve rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.
Sipas një studimi të prezantuar në Dublin, ndjenjat e vetmisë janë parashikues të fortë të vdekjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.
Ekipi i hulumtuesve danezë ka zbuluar se vetmia është e ndërlidhur me një rrezik të dyfishuar të vdekjes te gratë, dhe një rrezik pothuajse të dyfishuar te meshkujt.
Autorët e studimit kanë thënë se ditëve të sotme vetmia është më e zakonshme se asnjëherë më parë, ku vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve që jetojnë vetëm.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se personat që ndihen të vetmuar janë deri në trefish më të prirë të raportojnë për simptoma të ankthit dhe depresionit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...