Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Europë, me një vlerë prej plot 2.3 milionë eurosh.
Pema është krijuar e gjitha me flori nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.
Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.
Floriri mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të depozituar para, që ka parë një ringjallje vitet e fundit, për shkak të krizave të shumta financiare, inflacioneve dhe interesave të ulëta.
Piramida vezulluese që u shfaq te kompania Pro Aurum në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.
Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri./Tch/

Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut