Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.
Por pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.
Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.
Gjëja më e keqe është se disa nga shijet, të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit, vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.
Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët, që përdoren për krijimin e salsiçeve, pasi asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.
Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA, Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve.
Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 80 milionë shikime, me komente të ndryshme të njerëzve të habitur. Një përdorues madje komentoi “Ky është filmi horror më i frikshëm, që kam parë ndonjëherë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...