Humbja e shqisës së nuhatjes është një shenjë që tregon se vdekja po afron. Sipas një studimi të ri, të moshuarit që humbasin aftësinë për të nuhatur kanë më shumë gjasë që të vdesin brenda 10 viteve të ardhshme.
Shkencëtarët thonë se analizimi i nuhatjes tek të moshuarit mund të jetë një tregues i mirë për shëndetin e njeriut në përgjithësi.
Dr. Jogan Olofsson nga Universiteti i Stockholm në Suedi tha se të dhënat hedhin poshtë teorinë se humbja e shqisës së nuhatjet është shenjë e dementias, por në fakt ajo lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.
Studimi në fjalë u publikua në Journal of the American Geriatrics Society. Ekspertët ndoqën 1174 persona të moshës 40 deri 90 – vjeç për 10 vite.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...