Dita e punës dhe mënyra se si ne punojmë janë të lidhura ngushtësisht me produktivitetin. Oraret e zgjatura në punë nuk lidhen me patjetër me rritjen e fokusit, përqendrimin dhe suksesin.
Orari normal ditor prej 8 orësh nuk është i bazuar në orarin optimal të orëve që një person mund të jetë i përqendruar. Origjina e orarit 8-orësh lidhet me Revolucionin Industrial dhe jo me kohën e informacionit, në të cilën gjendemi sot.
Në fund të shekullit të 18, 10-16 orë pune ishin normale, sepse fabrikat kishin nevojë të funksiononin 24/7. Kur u kuptua se ditë aq të gjata pune ishin brutale dhe të paqëndrueshme, shumë persona ngritën zërin për ditë pune më të shkurtra. Në 1817 u përhap një slogan, i cili thoshte: “Tetë orë punë, tetë orë rekreacion, tetë orë pushim”.
Megjithatë, 8-orëshi nuk u bë një standard deri në vitin 1914 kur kompania “Ford Motor” i çuditi të gjithë duke ulur numrin e orëve të punës ditore, duke i çuar ato në tetë dhe duke dyfishuar pagat e punonjësve. Rezultati? Produktivitet i rritur.
Në këtë mënyrë, edhe pse e vështirë për t’u besuar, 8-orëshi u zyrtarizua si një formë për ta bërë ditën e punës më humane.
Por, kohët kanë ndryshuar dhe studiuesit sugjerojnë se në një ditë pune prej tetë orësh, një punonjës mesatar është produktiv për vetëm 2 orë e 53 minuta.
Më poshtë është lista me gjëra joproduktive që mbushet dita e punës:
1. Leximi i faqeve të lajmeve – 1 orë e 5 minuta
2. Koha në median sociale – 44 minuta
3. Diskutimi i gjërave me punonjësit e tjerë që nuk kanë lidhje me punën – 30 minuta
4. Kërkimi për punë të tjera – 26 minuta
5. Telefonata që nuk kanë lidhje me punën – 18 minuta
6. Pirja e kafes ose çajit – 17 minuta
7. Mesazhe në telefon – 14 minuta
8. Ngrënia në orarin e punës – 8 minuta
9. Përgatitja e ushqimit në zyrë – 7 minuta
Imagjinoni nëse dita e punës do të shkurtohej në 3 orë. Por edhe sikur të shkurtohej në 6 orë. Rezultati? Punonjësit do të ishin më të çlodhur, më shumë të fokusuar dhe më shumë produktivë, shkruan EO, përcjell Albinfo.ch.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...