Një diamant i rrallë blu është shitur për një shifër rekord prej 6.7 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë.
Diamanti, i quajtur “Farnese Blue”, i ishte dhënë si dhuratë vajzës së Dukës së Parmës, Elizabeth Farnese-s, kur u martua me Filipin e Pestë të Spanjës në 1715-n.
Më pas, u trashëgua në brezat e ardhshëm dhe lëvizi nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.
Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Colconda në Indi.
Çudia është se “Farnese” u shit vetëm katër minuta pas u hap ankandi për ofertat. Nga përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit, diamanti ishte vlerësuar me një çmim fillestar prej 3.5 milionë dollarësh.
“E prisnim një rezultat të mirë, por e filluam me 3.5 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë. Kështu që i kaloi pritshmëritë tona”, tha specialistja e bizhuterive, Daniellla Mascetti.
Ndërkohë, identiteti i zotëruesit të ri të diamantit nuk është zbuluar ende.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...