Një ishull me 6 banorë është cilësuar si më i miri në botë.
Ishulli ‘Flatey’ i pozicionuar në vijën veri-perëndimore të bregdetit të Islandës ka zënë vendin impresionuese në listën e një prej agjencive më të njohura “Big 7”, që ka bërë një renditje të 50 ishujve më të mirë për 2020-ën.
Në bazë të kombinimit të votave të lexuesve, reportazhit të mediave dhe eksperiencës së përjetuar nga vetë stafi gjatë udhëtimit, u zgjodh si ishulli më i mirë në botë.
“Flatey” është i qetë në dimër, por në verë numri i vizitorëve pëson një rritje graduale prej 9 mijë vizitorësh.
Në ishull mund të mbërrish vetëm nëpërmjet një trageti dhe të marrësh një dhomë në hotelin e vetëm që ndodhet aty.
Ishulli është i njohur për bukurinë e tij të mahnitshme dhe librarinë, e ndërtuar në vitin 1864, e cila është më e vjetra në Islandë.
Gjithashtu ndodhet edhe një kishë, që daton nga viti 1926, me afreske të piktuara nga Kristjana dhe Baltasar Samper./lexo/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...