Kur keni qenë në të 20-tat, a ju kanë thënë që duhet të rriteni, sepse dukeni qesharak?
Tani zyrtarisht e keni mundësinë të arysetoheni, pasi shkenca ka ardhur në përfundim se njerëzit nuk rriten deri kur mbushin 30 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët që studiojnë trurin dhe sistemin nervor thonë se mosha në të cilën bëheni një i rritur është ndryshe për të gjithë.
Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit e moshës 18 vjeçare ende përjetojnë ndryshime në tru, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e tyre dhe mund të zhvillojnë çrregullime të shëndetit mendor.
Profesor Peter Jones, nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Ajo që ne po themi vërtet është që të kemi një përkufizim se kur lëvizni nga fëmijëria në moshë madhore duket gjithnjë e më absurd”.
Ais htoi se sistemi arsimor, shëndetësor dhe ligjor e bëjnë të papërshtatshëm këtë ide, pasi sjellin shumë përkufizime.
Kur të arrini në 18 vjeç, ju mund të votoni, blini alkool, merrni një hipotekë dhe gjithashtu trajtoheni si i rritur nëse keni probleme me policinë.
Pavarësisht nga kjo, Profesor Jones thotë se beson se gjyqtarët me përvojë penale e njohin dallimin midis një të pandehuri 19-vjeçar dhe një “krimineli të ngurtësuar” në të tridhjetat e tyre të fundit./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...