Diamante të paçmueshme që fundosen ngadalë përmes “turbullirave” në fund të Neptunit dhe Uranit, mbulojnë bërthamat solide të planetit, tregon një studim i ri.
Vetitë fizike të këtyre “gjigantëve të akullit” dallojnë shumë nga Toka.
Neptuni dhe Urani kanë bërthamë shkëmbore të rrethuar nga shtresa të dendura të akullit të përbërë nga hidrogjeni dhe amoniaku.
Thellë brenda këtyre planetëve, rreth 10,000 kilometra nga sipërfaqja, presioni është kaq intensiv saqë fizikanët ka kohë që spekulojnë se mund të krijohet një “grumbull diamantesh”.
Ata tani kanë bërë një eksperiment të ri që simulon këtë proces dhe ofruan provën e parë se “shiu prej diamantesh” është i mundshëm, transmeton KosovaPress.
Kërkuesit nga laboratori Helmholtz-Zentrum Dresden-Rossendorf në Gjermani kanë simuluar kushtet ekstreme, të cilat ndodhen në brendësi të planetëve duke përdorur laser të fuqisë së madhe, e cila ka krijuar valë goditëse në polistiren, përzierje plastike e hidrogjenit dhe karbonit, e cila Neptunit i jep ngjyrën e tij karakteristike të kaltër, për të prodhuar presion intensiv të ngjashëm me atë që ndodhet në thellësi të sipërfaqes së planetit.
Pothuajse secili atom i hidrogjenit në polistiren është ngulitur në strukturën mikroskopike të diamantit në gjerësi prej disa nanometra, kanë publikuar shkencëtarët në revistën Nature Astronomy.
Edhe pse formacionet kanë zgjatur vetëm disa të qindta të sekondës, ky ishte fakti i parë i qartë i teorisë eksperimentale për “shiun e diamanteve”.
Dominik Kraus, autor kryesor i hulumtimit, tha se rezultatet ishin ndër momentet më të mira në karrierën e tij, pasi që më herët të gjitha këto ishin vetëm supozime, shkruan The Times.
Diamantet që formohen në Neptun dhe Uran mund të arrijnë peshën prej disa milionë karatësh. Ndryshe, diamanti më i madh në botë është ylli i madh i Afrikës Cullinan 1, i cili ka 530.4 karatë, 106.1 gramë.
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...