Një nënë e ka përshkruar ankthin që e kishte përjetuar kur e kishte zbuluar se i biri i saj ishte bërë synet pa pajtimin e saj.
Gruaja, nga Nottingham, ka thënë se pasi që ia kishte hequr pelenën të birit e kishte parë të mbuluar në gjak dhe ishte shqetësuar aq shumë saqë i ishte dashur të dilte nga dhoma.
Ajo ka treguar se ka katër vjet që lufton me autoritetet për të ndërmarrë aksion për këtë.
Tre persona janë arrestuar, përfshirë dhe një 61-vjeçar, që besohet se është doktor, nën dyshimin se kanë qëllimisht shkaktuar dëmtim të rëndë trupor.
“E hapa pelenën dhe përfundova duke u detyruar të dal nga dhoma sepse u ndjeva e tmerruar,” ka thënë ajo, e cila nuk ka dashur të identifikohet.
“Ishte thjesht e tmerrshme, kishte shumë gjak në të,” ka thënë ajo.
Djaloshi ishte bërë synet në korrik të vitit 2013 kur ishte vetëm tre muajsh, dhe po qëndronte me gjyshërit nga ana e babait, të cilit janë myslimanë.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë