Një lloj i ri i mineralit është zbuluar nga shkencëtarët që ishin duke analizuar një gur të mihur në Cornwall të Anglisë para rreth 220 vjetëve.
Minerali me ngjyrë të gjelbër të errët është emëruar kernowite, sipas fjalës Kernow, që është emri i vendit Cornwall në gjuhën e lashtë lokale.
Një grup i udhëhequr nga eksperti i mineraleve në Muzeun e Historisë Natyrore, Mike Rumsey, e zbuloi mineralin e ri përderisa po e studionte një gur të nxjerrë nga miniera “Wheal Gorald” para më shumë se dy shekujve.
Për shumë vjet, njohësit e mineraleve kanë besuar se kristalet e gjelbra janë variant i një minerali tjetër, të quajtur lirokonit, por Rumsey dhe ekipi i tij zbuluan se ky mineral ka ndërtim tjetër kimik, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Cornëall ka histori të pasur të mihjes. Ky vend e ka statusin e UNESCO-s për trashëgimi botërore dhe është i njohur në mbarë botën për zbulimin e mineraleve.
Zbulimi i mineralit të ri është njohur edhe nga Shoqata Ndërkombëtare e Mineraleve dhe të dhënat për të do të publikohen në Revistën e Mineraleve vitin e ardhshëm.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën