Ndryshimi klimatik mund të zhdukë 1/3 e llojeve të gjallesave brenda 50 viteve të ardhshme.
Një studim i ri i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se deri në vitin 2070 ndryshimi klimatik do të shkaktojë zhdukjen e një të tretës së llojeve të kafshëve dhe bimëve në rruzullin tokësor, transmeton arbresh.info.
Në studimin e bërë nga ekipi i kryesuar nga Cristian Roman-Palacios dhe John J. Wiens, studiues në Departamentin e Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare të Universitetit “Arizona”, u studiuan të dhënat e 538 gjallesave dhe zonave në 581 rajone të ndryshme të botës.
Sipas studimit, 44% e 538 specieve janë zhdukur prej kohësh.
Gjithashtu bëhet e ditur se nëse rritjet e nxehtësisë vazhdojnë si deri më tani, deri në 2070 parashikohet se mund të zhduken 1/3 e llojeve të gjallesave dhe nëse temperaturat rriten edhe më shumë, mund të shkaktohen edhe më shumë humbje.
Wiens, një prej drejtuesve të studimit deklaroi se nëse respektohet Marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimit klimatik, atëherë do të ketë më pak zhdukje të gjallesave.
Rezultate e studimit u publikuan në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”./arbresh.info/
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...