Agjencia hapësinore NASA i kishte ushqyer merimangat me droga si marihuana dhe ka parë se si ato kanë bërë rrjetat e tyre.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, NASA ka publikuar rezultatet e eksperimentit të saj të çuditshëm në vitin 1995 – dhe ato ishin aq tërheqëse sa vështirë se do ta paramendonit.
Ju mund të shihni krijimet abstrakte më poshtë, duke përfshirë rrjetat nga merimangat e ushqyera me marihuanë, kafeinë dhe hidrat të klorit.
“Sa më toksike të jetë kimikati”, shkruajnë studiuesit në letrën e tyre, “aq më e deformuar duket një rrjetë në krahasim me një rrjet normal”.
Atëherë ata përcaktuan sasinë e ndryshimeve në secilën rrjetë duke përdorur mjete statistikore dhe përpunues të imazhit për të provuar ndikimin e kimikateve të ndryshme në merimangat. /Telegrafi/

Merimangat e ekspozuara ndaj kafeinës – Merimangat të cilët do të provonin kafeinën bënin rrjeta të çorganizuara

Merimangat e ekspozuara ndaj marihuanës – Një rrjet i bërë nga një merimangë në marihuanë në të djathtë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...