Agjencia amerikane, NASA, i ka publikuar për herë të parë pamjet e një objekti ndëryjor, i cili besohet se ka ardhur në sistemin tonë diellor nga një sistem tjetër.
Në këtë pamje shihet një kometë përballë një spiraleje të largët yjore.
Megjithatë, në qendër të vëmendjes është qendra me dritë të kaltër. Kjo pamje u sigurua përmes teleskopit “Hubble Space”.
Kometa e emërtuar “2I/Borisov” u pa për herë të parë në muajin gusht nga një astronom amator nga Ukraina, i cili edhe ia la emrin e vet. Shkencëtarët më pas vlerësuan se ky është objekti i dytë i ardhur nga një sistem tjetër diellor dhe që është vërejtur me pajisjet vrojtuese.
Prej asaj kohe, shkencëtarët janë përpjekur që të marrin pamje më të qarta të kometës në kohën kur ajo po i afrohej Tokës.

Në kohën e bërjes së kësaj fotografie nga NASA, objekti ndëryjor ndodhej 326 milionë kilometra larg Tokës.
Shkencëtarët presin që tash të gjejnë dhe vrojtojnë edhe objekte të tjera të ngjashme dhe t’i krahasojnë ato me dy objektet misterioze që tashmë janë parë përmes teleskopëve të sofistikuar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...