NASA paralajmëron: Asteroidi i rrezikshëm do të kalojë pranë tokës sot

12:30 | 25 Mars 2021

Një trup hapësinor do të kalojë nesër pranë Tokës, ka konfirmuar qendra e agjencisë hapësinore NASA.

Asteroidi do të ketë një shpejtësi prej 40.264 km/orë dhe sipas përllogaritjeve të NASA, do të kalojë nëpër orbitën e Tokës.

Pavarësisht se do të kalojë afër planetit, shkencëtarët thonë se do të përshkojë një trajektore të sigurtë rreth orës 20:00 sipas meridianit të Greenwich.

Ky asteroid do të kalojë 4,408,893 milje larg Tokës.

Trupi hapësinor ka madhësinë e Big Ben në Londër. NASA thotë se ky shkëmb hapësinor është një nga llojet e rrezikshëm të asteroidëve, sepse kalojnë nëpër orbitën e Tokës.

Por kometa pritet të kalojë në mënyrë të sigurtë pa përbërë rrezik për Tokën. /tvklan.al

Lajmet më të lexuara