“Një zhurmë e jashtëzakonshme më e fortë sesa një bubullimë” është raportuar nga turistë dhe vendas të shokuar, pasi panë lëmshin masiv të meteorit të përplasej me tokën me një shpejtësi prej 72 mijë km në orë.
Dëshmitarët e përshkruan “tronditjen e tokës” duke e krahasuar impaktin e jashtëzakonshëm të meteorit në Spanjën jugore me një tërmet të vogël apo një shpërthim të konsiderueshëm.
Brezi spektakolar i dritës, ndodhur rreth orës 10:25 me atë lokale të së dielës më 11 dhjetor, është dëshmuar gjithashtu edhe nga turistë britanikë të ndodhur në Costa Del Sol.
Observatorë të stacionit të Universitetit të Huelvas, të ndodhur në Almeria, Toledo, Granada dhe Sevilla raportuan gjithashtu dritën që ndriçoi qiellin e errët të natës.
Banorë të qytetit Albolote apo Peligros besuan se ishte thjesht një tërmet i radhës, nga shumë të tillë që kanë përjetuar në atë zonë.
Ndërkohë, faqja e internetit “meteoroides.net” raportoi se “Fenomeni i ndriçueshëm që mund të shihej nga një pjesë e mirë e vendit, ndodhi pikërisht mbi provincat e Granadës dhe Jaenit”. “Dëshmitarë të shumtë pretenduan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm të shoqëruar me këtë ‘shkrepje’ fishekzjarri, por kishin ndjerë gjithashtu edhe një lëkundje pak a shumë të lehtë tërmeti”.
https://www.youtube.com/watch?v=mz9tgDIB2HM
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja