Ndotja e ajrit vret gati nëntë milionë njerëz anembanë botës çdo vit – dy herë më shumë se sa supozonin ekspertët mjekësorë, ka treguar një studim.
Shkencëtarët thonë se frymëmarrja në ajrin toksik të shkaktuar nga shkarkimet e automjeteve, fabrikat dhe termocentralet është përgjegjës për më shumë vdekje sesa pirja e duhanit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar më parë se ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për 4.5 milionë vdekje në mbarë botën.
Por, studiuesit gjermanë rillogaritën të dhënat në dispozicion për të zbuluar se numri i vërtetë është afër 8.8 millionë, me shumicën e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.
Në të kundërt, OBSH-ja ka vlerësuar se pirja e duhanit ishte përgjegjëse për 7.2 milionë vdekje në nivel global në 2015.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit