Madje edhe veshjet e personave që pinë duhan, janë të ndotura me nikotinë!

17:41 | 3 Qershor 2018

Fakti që pirja e duhanit i bën dëm shëndetit është i ditur. Tymi i duhanit dëmton veçanërisht shëndetin e fëmijëve dhe për këtë arsye shpesh prindërit dhe të afërmit shmangin pirjen e duhanit pranë tyre apo në prani të tyre.

Por kjo masë mund të mos jetë e mjaftueshme. Veshjet e personave që pinë duhan, janë të ndotura me nikotinë dhe kjo gjë mjafton për të krijuar probleme shëndetësore.

Siç shpjegon Manuela Martins-Green, më University of California (SHBA), një këmishë pambuku është një thithëse e tmerrshme e tymit të duhanit.

Marrja në krahë e një fëmije apo përqafimi i tij pas pirjes së duhanit, mund ta ekspozojë të miturin ndaj dëmeve që shkakton nikotinën.

E njëjta gjë ndodh edhe me perdet dhe divanët, nëse pihet duhan brenda në shtëpi.

Ky lloj tymi pasiv, cilësohet mjaft i rrezikshëm, madje edhe kancerogjen, shkruan noa.al.

Kësisoj para se të bini në kontakt me fëmijët, bëni mirë që të ndërroheni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara