Në pjesën më veriore të Japonisë ekziston ishulli Hokkaido, një vend vërtetë i veçantë.
Bëhet fjalë për Blue Pond, një liqen i madh, që prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët. Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme.
Pasqyra e ujit, praktikisht duket sikur ndryshon vazhdimisht ngjyrën: një fenomen me të vërtetë interesant, që të çon shpesh në ngjyra spektakolare, transmeton mapo. Pas shpërthimit të vullkanit afër Tokachidake, në vitin 1998, autoritetet vendosën që të ndërtonin një barrierë për të mbrojtur zonën. Me kalimin e kohës, një lum i vogël ka grumbulluar një sasi uji të madhe, derisa u krijua liqeni.
Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin. Hidroksid i alumini, në veçanti, do të krijonte reflektimin spektakolar të dritës , ndërkohë që squfuri, tipik i zonave termike dhe ngjyra e bardhë e shkëmbinjve, krijojnë një efekt magjik ngjyrë blu.
Ndërkohë, liqeni Blue Pond, është subjekt i fotografive nga shumë persona, të cilat shpesh janë në National Geographic dhe madje edhe nga Apple, që ka përfshirë një imazh të liqenit për sistemin e ri operativ. Në disa imazhe, ujërat duket jeshile, në disa ngjyrë blu, e të tjerë.

Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...