Kopenhagen ka çelur sezonin festiv me këtë pemë madhështore, e cila i ka dhënë shkëlqimin që nevojitet në fundvit kryeqytetit danez. Është dhjetë metra e gjatë dhe nuk është e zakonshme, pasi është zbukuruar me 3 mijë gurë Swarovski.
“Është e adhurueshme, ndriçimi fantastik, perfekte për Krishtlindje. Për të qenë e sinqertë mund të rrija këtu ta shikoja për orë të tëra”, thotë një turist.
“Është shumë e bukur. Më pëlqejnë kristalet dhe sfondi, një kombinim shumë i mirë”, shprehet një tjetër.
E vendosur në parkun e famshëm të Tivolit, pema ka kushtuar 1 milionë korona daneze, ose 146 mijë dollarë. Për dekorimin e saj u deshën 10 ditë ndërsa për zbukurimin të gjithë parkut dy jave të tjera, pasi në të janë vendosur mbi një milionë drita.
Kjo është hera e parë që në Danimarkë, pema e Krishtlindjeve zbukurohet me gurë të çmuar Svarovski dhe do të qëndrojë për publikun deri më 5 Janar./lexo

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...