Lëshimi historik i një rakete të NASA-s dhe kompanisë private SpaceX është shtyrë për shkak të kushteve të motit.
Lëshimi i saj mund të ndodhë më 30 maj.
Nisja e raketës drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ishte paraparë të ndodhë të mërkurën në mbrëmje, por fluturimi u vendos të shtyhet, për shkak se në momentet e fundit moti ishte me stuhi dhe vetëtima.
Ky do të ishte fluturimi i parë pas nëntë vitesh i NASA-s në hapësirë.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence shkuan në bazën në Florida, për të parë nisjen.
Brenda raketës ishin dy astronautë të NASA-s, koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe kolonelit të Forcave Ajrore, Bob Behnken.
Behnken dhe Hurley kanë qenë në karantinë në dy javët e fundit, si një masë kundër koronavirusit.
Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.
SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.
Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh.
Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024./ts/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi