Finlanda është kurorëzuar vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhazi, duke u mbajtur kështu lart pozitën e vendeve nordike.
Raporti i lumturisë botërore, i publikuar sot, renditet 156 vende sipas niveleve të lumturisë, bazuar në faktorë të tillë si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni, transmeton portali arbresh.info.
Kombet nordike të Finlandës, Norvegjisë, Danimarkës, Suedisë dhe Islandës vazhdojnë të mbajnë pozitat më të larta të mirëqenies. Britania e Madhe u rendit e 15-ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie drastike, duke u renditur në vendin e 14-ta. Më lart se Britania e Madhe janë Izraeli, Austria, Kosta Rika, Australia, Luksemburgu, Kanadaja dhe Zelanda e Re.
Në fund të listën qëndron Sudani Jugor, ndërkaq në fund të tabeles janë edhe Republika Qendrore e Afrikës, Afganistani, Tanzania, Ruanda, Jemeni, Malaëi, Siria, Botsvana, Haiti dhe Zimbabve. Ndërkohë Rusia ishte e 68-ta,-Franca 24-ta dhe Kina 93-ta.
Gjermania ndodhet në vendin e 17-të dhe Italia në vendin e 36-të. Kosova ndodhet në vendin e 46-të, duke lënë pas Turqinë ( 79) , Greqinë (82), Maqedonine Veriore ( 84) dhe Serbinë (70)
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail