E kujt nuk i ka shkuar të paktën një herë në mendje që të braktisë gjithçka dhe të largohet nga zhurma e qyteteve të mëdha, për të jetuar i qetë dhe në paqe me natyrën?
Për shumë kjo dëshirë mbetet një ëndërr deri në fund, por jo për familjen amerikane Atchley.
18 vjet më parë, David dhe Romey vendosën që të hiqnin dorë nga gjithçka dhe të realizonin ëndrrën e tyre, transmeton tch.
Pas disa muajsh kërkimi që të dy ata vendosën se vendi i përshtatshëm për të rinisur jetën nga e para ishte një zonë e izoluar pranë lumit Nowitna në Alaskë.
Pesë vite më vonë, çifti do të bëhej me një djalë dhe sot ata janë një familje prej tre anëtarësh që braktisin shtëpinë e tyre vetëm një muaj përgjatë gjithë vitit.
Sa u takon furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të domosdoshme, David dhe Romey zbresin në qytezën më të afërt që është rreth 320 kilometra larg banesës së tyre.

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...