Tashmë dihet se leximi mund ta përmirësojë shëndetin tuaj mental dhe intelektual.
Kjo është evidente kur e kemi parasysh faktin se disa nga njerëzit më të pasur në botë, pjesën më të madhe të kohës e shpenzojnë duke lexuar.
Për të qenë i suksesshëm, ju duhet të keni njohje rreth synimeve tuaja dhe të keni vullnet për të ecur përpara drejt përmbushjes së këtyre objektivave.
Një studim i bërë tek 1.200 njerëz të suksesshëm ka zbuluar se ata e kanë një hobi të përbashkët: Leximin.
Natyrisht, duhet edhe disa gjëra të tjera për ta arritu suksesin, duke përfshirë këtu edhe fatin, por leximi e mban peshën më të rëndë në mundësin tuaj për sukses.
Disa nga njerëzit më të pasur të botës asnjëherë nuk e kanë përfunduar edukimin e tyre formal sepse ata vendosën të mësojnë sipas mënyrës së tyre.
Tom Corley e ka studiuar jetën e disa prej këtyre njerëzve, për librin e tij “Rich Habits: The Daily Success Habits of Wealthy Individuals” (Shprehit e pasura: Shprehit e suksesshme ditore të individëve të pasur).
Nga ky studim ai e kuptoi se përveç presionit të jashtëm, shprehitë e juaja ditore do të ndikojnë në suksesin tuaj personal në jetë.
Përderisa Corely asnjëherë nuk e ka përfunduar edukimin formal, ai ishte në gjendje të mësonte dhe ti zhvillonte shprehitë e suksesshme përmes leximit.
Siç mund ta dijnë shumë prej nesh, shkollat nëpër gjithë botën shpeshherë vuajnë nga mungesa e resurseve.
Ky studim e vërteton rëndësinë e bërjes së librit të qasshëm për secilin.
Disa nga njerëzit më të mëdhenj, më me ndikim dhe më të pasur në botë, suksesin e tyre i’a kanë atribuar leximit. Bill Gates, e braktisi kolegjin, e krijoi Microsoftin e cila i solli pasuri marramendëse dhe ai ende edhe sot i lexon rreth 50 libra në vit.
Miliarderi i famshëm Warren Buffet ka theksuar se i lexon rreth 500 faqe çdo ditë, duke e shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së tij i fshehur në dhomën e tij të leximit.
Zakonisht shkallët e suksesit janë të ndërtuara me libra; ato janë çelësi i edukimit për të gjithë ne.
Ato duhet ti bëjmë të qasshme për të gjithë njerëzit në botë, dhe natyrisht, mos harroni të vazhdoni të lexoni në secilin moment që jeni i lirë.
Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërki...
Irani takohet me diplomatë evropianë për bisedime të reja bë...
Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë...
Tejkaloi shpejtësinë, 500 euro dënim dhe ndalim mjeti për 19...