Kim Kardashian ka promovuar nisjen e një trendi të ri të kozmetikës, duke postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku nuk shihet asgjë tjetër përpos disa xixave.
Pa dyshim kjo dëshmon që miliona femra tjera do të fillojnë të eksplorojnë përdorimin e produkteve të kozmetikës me vizëllimë, shkruan ibtimes, transmeton portali arbresh.info
Xixat përdoren në shumë produkte dhe ato mund të duken shumë të padëmshme, por në të vërtetë ato dëmtojnë mjedisin.
“Xixa që mund të bien në kanalizmin tonë, mund të përfundojnë në det”, tha Emma Cunningham. “Ajo përbën një pjesë të ngarkesës totale mikroplastike që mund të shkaktojë dëm të madh në oqeane”.
Mikroplasikat janë grimca të vogla plastike të vogla, që për momentin konsiderohen se janë duke ndotur oqeanet me të madhe. Disa vlerësime sugjerojnë se numri i përgjithshëm i fragmenteve mikroplastike mund të jetë deri në 51 trilion.
Përveç kësaj, këto materie mund të lëshojnë kimikate që kanë potencial të shkatërrojnë hormone te kafshët dhe te njerëzit./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BcBufuIlLhl/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente