Sipas një studimi të kryer nga Gallup International, Kina është vendi më ateist në botë.
Vetëm 9 përqind e banorëve të vendit e konsiderojnë veten fetarë, ndërsa 67 përqind pretendojnë se janë ateistë, më shumë se dyfishi i ndonjë vendi tjetër, transmeton portali arbresh.info
Hulumtimi i kryer me më shumë se 66 mijë njerëz nga 68 vende të botës, sugjeron se 23 përqind e popullsisë kinezë nuk janë aspak fetarë.
Rezultatet pasqyrojnë qëndrimet e fesë në vend, pasi rregullat e arsimit të paraqitura në Kinë gjatë vitit të kaluar thanë se prindërit nuk duhet të promovojnë besimet fetare te fëmijët, por nëse e bëjnë atëherë fëmijët duhet të jenë të detyruar që të vishen ndryshe nga fëmijët tjerë. Rregullorja e re ndalon çdo lloj aktiviteti fetar nëpër shkolla.
Suedia, Republika Çeke dhe Britania e Madhe renditen gjithashtu si vendet më pak fetare.
Në Suedi 18 për qind e njerëzve e defionjë vetën atësitë dhe 55 përqind si jo-fetarë, ndërsa Republika Çeke përbëhet nga 25 përqind atesitë dhe 47 përqind jo-fetarë.
Në Britaninë e Madhe 11 përqind e njerëzve pretendojnë të jenë ateistë, ndërsa 58 përqind jo-fetar.
Sipas studimit personat që kanë nivel të ulët edukimi dhe fitojnë pak janë më religjiozë në krahasim me ata që kanë të ardhura të mira dhe edukim të lartë./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...