Trafiku është duke u kthyer në një problem për shumë qyetet në botë.
Disa qytete kanë ndërmarrë hapa për të zvogëluar komunikacionin e dendur, përderisa disa të tjera ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Kompania e navigimit dhe hartave “TomTom”, ka rënditur qyetet europiane me trafikun më të dendur. Portali arbresh.info sjell renditjen e tyre.
Napoli, Itali – është gjetur se shoferët dhet më marrin më shumë 33% të kohës së tyre për të arritur në destinacionin e duhur.
Këln, Gjermani – ka një rezultat prej 34%. Ky ëshë kërcënimi më i madh që nga viti 2015.
Varshava, Poloni – siguroi një rezultat prej 37%, që në të vërtetë është përmisuar për vetëm 1 pikë që nga viti 2015.
Athina, Greqi- është një të njejtën përqindje me Varshavën, por bllokimet në komunikacion janë rritur ndjeshëm që nga viti 2015.
Manchester, Angli- mori një rezultat prej 38%, që ndryshon vetëm për një pikë nga vitet paraprake.
Brukseli,Belgjikë- ka shënuar një rritje prej 3 pikësh nga një vit më parë.
Paris, Francë- mori një rezultat prej 38%, në rritje prej 2 pikësh nga një vit më parë.
Romë, Itali- qyteti ka probleme të mëdha me trafikun, ndërsa ka shënuar rritje 2 pikë që nga viti i kaluar.
Marseja, Francë -mori një rezultat prej 40%, një rritje prej 2 pikë nga 2015.
Londër, Angli – ka bërë përpjekje për të ulur numrin e trafikut me një një sistem të çmimeve të mbingarkesës, por ende ka kongjestion të keq. Ai siguroi një rezultat prej 40%, një rritje prej 2 pikësh nga një vit më parë.
Shën Petersburg, Rusi – morri një rezultat prej 41%, në rritje prej 1 pike nga viti paraprak.
Moska, Rusi – mban të njejtin rezultat që nga viti 2015, diku rreth 44%. Pavarësisht nga çështjet kryesore të trafikut të qytetit, TomTom i dha qytetit çmimin e parkimit.
Bukureshti, Rumani- ka trafikun më të keq në Europë, me një rezultat prej 50%. Qyteti ka shënuar rritje masive për 7 pikë që nga viti i kaluar./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...