Rreth 66 milion vjet më parë, një asteroid u zhyt në atmosferën e Tokës dhe përfundoi në fund të Oqeanit, duke krijuar një shpërthim mbi 6.500 herë më të fuqishëm se bomba bërthamorë që SHBA e hodhi në Hiroshima.
Ndikimi dërgoi retë e mbeturinave dhe squfurit në atmosferën e Tokës, duke bllokuar dritën dhe ngrohtësinë e diellit për rreth dy vjet. Fotosinteza ndalet, gjë që nuk do të thoshte më rritje të bimëve. Dinosaurët u zhdukën për shkak të urisë, transmeton portali arbresh.info
Por të dhënat studimore kanë theksuar se pas pasojave kanë lulëzuar kërpurdhat.
Sipas gazetarit të shkencës dhe redaktorit të TIME, Bryan Ëalsh, kjo i bën kërpudhat të rëndësishme për mbijetesën njerëzore nëse një ngjarje e tillë apokaliptike do të ndodhte në të ardhmen.
Në librin e tij të fundit “End Times”, ai shqyrton se si ngjarjet katasrofike, si natyrore ashtu edhe ato të bëra nga njerëzit, kërcënojnë ekzistencën tonë.
Në libër ai thekson tre llojë katasrofash të mundshme, si asteroidet, shpërthimet nga lufta bërthamore dhe vullkanet.
Sipas tij të gjitha kanë një gjë të përbashkët: ato mund të bllokojnë dritën e diellit që u nevoitet bimëve.
“Zhduke diellin dhe do të shohim që edhe ai që është i stërvitur për mbijetesë, do të vdes urie”, shkruan ai në libër.
Për të mbijetuar, thotë ai, njerëzit duhet t’i adoptohen agrikulturës, duke kultivuar kërpurdha.
Kërkimet sugjerojnë se pasojat e shpërthimeve të mbikëqyrjes dhe bombave bërthamore mund të jenë të ngjashme me pasojat e asteroidit që shkatërroi dinosaurët.
Më pak fjalë, pa diell, sistemi ynë ushqimor do të pësojë kollaps./arbresh.info/
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...