Kur e dëgjoni fjalën “psikopat”, me siguri se ju kujtohen djelmoshat e rrezikshëm nga filmat horror apo krim të Hollywood-it.
Sidoqoftë, me njerëz të tillë takohemi pothuajse çdo ditë në jetën reale, ku 1 për qind e tërë popullsisë së botës besohet se janë psikopatë, transmeton Telegrafi.
Disa psikologë kanë treguar për disa trajta të cilat i kanë psikopatët, prandaj në përditshmëri, nëse dyshoni në dikë, shikoni mos i posedon këto trajta:
Mungesa e mëshirës
Psikopatët janë shumë ndryshe nga njerëzit tjerë sepse nuk kanë ndjenja të mëshirës, besimit apo faljes. Ata gjithashtu dinë shumë mirë t’i manipulojnë tjerët dhe i lëndojnë njerëzit pa u menduar dy herë.
Janë manipulues
Psikopatët janë tejet të zotë sa i përket manipulimit. Dhe, përderisa tjerët e manipulojnë dikë pa qëllim apo për të përfituar ndonjë gjë, psikopatët e bëjnë vetëm se ju pëlqen ky proces.
E duan vetëm veten
Janë gënjeshtarë
Gënjeshtra është shumë e thjeshtë për njerëz të tillë. Jo vetëm se janë dyfytyrësh – por kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprat e tyre nuk përshtaten me fjalët e tyre. Ata e gënjejnë çdo njeri pa ndonjë arsye të mirë, dhe as që përpiqen ta fshehin këtë. /Telegrafi/
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë