Një rënie masive e grerëzave, plajmuesit më të rëndëishëm në botë, po zhduken si pasojë e kaosit klimatik dhe ndikimeve tjera njerëzore, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Një studim kanadez ka gjetur se grerëzat janë duke u zhdukur me ritme të mëdha, ndërsa për disa dekada pritet që ato të zhduken komplet, transmeton portal arbresh.info
Autori i studimit Peter Soroye ka deklaruar se tani bota ka hyrë në fazën e gjashtë të zhdukjeve, e cila edhe konsiderohet si një krizë e madhe dhe më e shpejtë globale e biodiversitetit që kur një meteor i dha fund epokës së dinosaurëve.
Studiuesit ekzaminuan sesi ndryshimi i klimës rrit frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e nxehtësisë dhe thatësirat, të cilat shkaktojnë atë që ata e përshkruajnë si “kaos klimatik”, i cili mund të jetë i rrezikshëm për kafshët.
Grerëzat kanë një rëndësi të madhe në jetën bujqësore dhe zhdukja e tyre paraqet një rrezik të madh në aftësinë e speciave tona. Kastravecat, specat, domatet, perimet, kulturat e farave, luleshtrydhet, boronica, manaferrat e kallamishteve, pjeprat, dhe kungulli, të gjitha pjalmohen nga grerëzat./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...