Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon.
Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo si ftesë për këtë sezon turistik për turistët e huaj dhe pushuesit vendas si një destinacion i veçantë ku takohet historia, kultura dhe madhështia e detit.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës.
U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”./lexo/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...