A e keni ditur që kakao është pije e cila natyrshëm zvogëlon rrudhat?
1. Shtoni më shumë mish peshku në ushqim
Për shembull salmoni është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse është zgjedhje e mirë e proteinave dhe e thartirave yndyrore të omega 3-shit, të cilat ndikojnë magjishëm në lëkurën tuaj, posaçërisht në mënyrë preventive kur është fjala për rrudhat.
2. Shmangni larjen e tepërt të fytyrës
Kur lani fytyrën, shpesh bëhet eliminimi i lagështisë natyrale dhe i vajrave mbrojtëse natyrale nga lëkura, prandaj kujdes me këtë ritual, mos e teproni.
3. Flini në shpinë
Fjetja mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, prandaj kujdesuni në cilën pozitë flini. Mund t’ju shfaqen rrudha në faqe dhe mjekër duke fjetur në
4. Pini kakao në vend të kafesë
A e keni ditur që kakao është pije e cila zvogëlon natyrshëm rrudhat? Shkencëtarët kanë zbuluar që kakao përmban nivele të larta antioksidantesh, të cilat lëkurën e mbrojnë nga dëmtimet. Prandaj furnizohuni me kakao të vërtetë dhe kënaquni me pijen me shije çokollate.
5. Vitaminën C vendoseni direkt në fytyrë
Është konstatuar që lëngu i limonit, për shkak të ndikimit të lartë të vitaminës C, mund të shtojë prodhimin e kolagjenit andaj ndihmon në eliminimin e njollave të padëshiruara, në tenin e pabarabartë dhe skuqjen. Për shkak të prodhimit të shtuar të kolagjenit ndikon pozitivisht edhe në rrudhat. /Telegrafi/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...