Shpesh na ndodh që një situatë e caktuar të na duket sikur ka ndodhur edhe më parë. Ky është një fenomen i zakonshëm që njihet me emrin ‘Déjà Vu’. Ky fenomen shfaqet te rreth 70 për qind e popullsisë së përgjithshme, më shumë te njerëzit që fantazojnë apo që udhëtojnë më shpesh, si dhe tek ata që po kalojnë periudha stresuese ose janë të lodhur.
Po ashtu, Déjà Vu-ja lidhet edhe me situatat e imagjinuara më parë. Nëse para gjumit imagjinon skenarë të ndryshëm, nëse më vonë ndodhin realisht situata të tilla ose të ngjashme, truri këtë e shënon si të njohur. Déjà Vu-ja ndodh për shkak të mënyrës me të cilën truri depoziton informacionin në kujtesën afatgjatë dhe në atë afatshkurtër.
Kjo ndodh kur informacioni të cilin truri ynë e grumbullon nga ambienti skalitet në kujtesën afatgjatë, në vend të asaj afatshkurtër. Në këtë mënyrë, informacionin nga kujtesa afatshkurtër, truri e lidh me atë të kujtesës afatgjatë dhe kështu krijohet Déjà Vu-ja.
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht