Secili prej nesh mban mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, e bukur apo e keqe.
Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por mu para “finales” së madhe, ju del gjumi.
Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojmë në ngjarjet.
Ëndërrojmë gjatë gjithë periudhës së gjumit, ndaj është e paevitueshme që në ndonjë moment të zgjohemi. Mirëpo ekspertët janë interesuar a ndodh vërtet para ndonjë momenti të pritur në gjumë, apo vetëm na duket ashtu.
Në fazën REM, kur në gjumë sytë bëhen të palëvizshëm, më së shumti ëndërrojmë dhe ato ëndrra janë më të gjatat dhe më të bukurat.
Mirëpo mund të ëndërrohet edhe gjatë fazës NREM (fazë në të cilën sytë nuk bëjnë lëvizje të shpejta), vetëm se ato ëndrra nuk do t’i mbajmë mend.
Shkurt, ëndrra të cilën e mbani mend menjëherë pas zgjimit, por ju duket e papërfunduar, nuk është e fundit të cilën e keni ëndërruar.
Është vetëm e fundit nga faza REM, të cilën e mbani mend, edhe pse ju duket se ka përfunduar vetëm para një sekonde.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...