Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të talentuar, por jo të gjithë dinë si t’i zbulojnë aftësitë e tyre. Nëse fëmija është talent i lindur, ai do ta shfaqë këtë që në moshë të herët.
Kur fillon fëmija të shfaqë talentet e tij?
Nga mosha 2 deri në moshën 7 vjeç fëmija shfaq interesim të veçantë për një fushë të caktuar dhe kjo është koha e duhur që talentin ta kanalizoni në mënyrë të duhur.
Si mund t’i ndihmoni vogëlushët e talentuar?
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, sidomos nëse fëmija ka një prirje të veçantë. Fëmijët kanë nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, andaj asnjëherë mos lejoni që ambiciet tuaja të jenë para intereseve të fëmijës. Më e rëndësishme është që fëmija në çdo moment të ndjejë përkrahjen tuaj.
Këshilla për prindërit e fëmijëve të talentuar
Kurset dhe mësimet private janë gjithmonë një ide e mirë.
Duhet të keni pritshmëri realiste dhe te mos i vendosni ne presion.
Inkurajojini dhe mos përçmoni aftësitë e tyre.Për çdo përparim të vogël, bëjini të ditur që jeni krenar për të apo shpërblejini dhe i thuajini që të gjithë njerëzit ndonjëherë gabojnë./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...