Bangkoku, i ndërtuar mbi një tokë të kripur rreth 1.5 metra mbi nivelin e detit, parashikohet të jetë një nga zonat urbane më të goditura nga pasojat e ngrohjes globale në botë.
Teksa pritet të presë bisedimet mbi ndryshimet klimatike, ky qytet që është shtëpi për më shumë se 10 milionë persona është i rrethuar nga parashikime të tmerrshme, të cilat paralajmërojnë se qyteti i njohur mund të zhytet pjesërisht në më shumë se një dekadë.
Sipas Bankës Botërore, rreth 40% e Bangkokut do të përmbytet që në fillim të vitit 2030 për shkak të reshjeve ekstreme dhe ndryshimeve drastike të motit.
Ndërkohë që aktualisht kryeqyteti tajlandez po zhytet me një deri në dy centimetra në vit dhe ekziston rreziku i përmbytjeve masive në të ardhmen e afërt.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё