Të gjithë ne shpresojmë të arrijmë sukses të jashtëzakonshëm, mirepo nuk ka shkop magjik per te arritur deri aty.
Por ka disa cilësi që dallojnë shumë njerëz të suksesshëm. Veçanërisht ata që gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e njerëzve të tjerë.
Ju gjeni lumturi në suksesin e të tjerëve.
Ekipet e mëdha të biznesit fitojnë sepse anëtarët e tyre më të talentuar janë të gatshëm të sakrifikojnë për t’i bërë të tjerët të lumtur. Ekipet e mëdha përbëhen nga punonjës që ndihmojnë njëritjetrin, njohin rolet e tyre, lënë mënjanë qëllimet personale dhe vlerësojnë suksesin e ekipit mbi gjithçka tjetër. Nga vjen ky qëndrim? Nga ti vetë. Çdo person i suksesshëm i përgjigjet pyetjes: “A mund të bësh zgjedhjen, që lumturia juaj të vijë nga suksesi i të tjerëve?” me një “Po!” të fortë.
Ju kërkoni vazhdimisht përvoja të reja.
Kërkimi i risive – të mërziteni kollaj të hidheni vazhdimisht në aktivitete apo dëfrime të reja shpesh është lidhet me bixhozin, abuzimin me drogën, çrregullimin e mungesës së vëmendjes. Por sipas Dr. Robert Cloninger, “Kërkimi i risive është një nga tiparet që ju mban të shëndetshëm dhe të lumtur dhe nxit rritjen e personalitetit teksa plakeni … Nëse kombinoni aventurën dhe kuriozitetin me këmbënguljen dhe një ndjenjë se kjo nuk është e gjitha që mund të keni, atëherë siguroni kreativitetin nga i cili përfiton shoqëria në tërësi”.
Siç thotë Cloninger, “Për të pasur sukses, ju duhet të jeni në gjendje të rregulloni impulset tuaja, e në të njëjtën kohë të keni imagjinatën për të parë se si do të ishte e ardhmja, në qoftë se do të provonit diçka të re”. Eja,takohu me rininë tënde! Pra vazhdoni. Përqafoni kërkuesin e risive brenda jush. Do të jeni më të shëndetshëm, do të keni më shumë miq dhe do të jeni në përgjithësi më të kënaqur me jetën.
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...