Një studente nga Alabama i ka shpëtuar rrëmbimit nga 2 burra por natën e rrëmbimit ajo vrapoi për në pyll pa e ditur që atje do të humbte për ditë të tëra.
Lisa Theris, 25 vjeç u tha policëve se kishte mbijetuar duke pirë ujë nga përrenjtë dhe duke ngrënë manaferra dhe kërpudha.

Vajza u gjet 28 ditë më vonë anash një autostrade duke vdekur nga uria. Ajo nuk kishte as telefon, as çantë dhe as këpucë. Lisa u gjet e mbuluar me baltë dhe me të gërvishtura në trup.

Motra e saj Elizabeth tha se Lisa po vuan, ka dhimbje dhe është dobësuar shumë. Ndërsa Sherifi i zonës tha për mediat:
“E bëj këtë punë prej 15 vjetësh dhe kurrë s’kam parë diçka të tillë. Dëshira e saj për të jetuar është e pabesueshme”.
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...