Skeletet e dhjetëra kuajve janë zbuluar në një varr masiv në Kinë, që besohet të jetë i para 2,400 viteve.
Ekspertët e ngazëllyer besojnë se kuajt dhe qerret u varrosën së bashku pranë varrit të një fisniku, por ende nuk dihet se kush është ai, transmeton portali arbresh.info
Deri me tani 90 kuaj dhe katër qerre janë gërmuar në provincën qendrore të Henanit.
Mendohet se kuajt e shtetit Zheng u vranë përpara se të gropoheshin pranë varrit të pronarit të tyre.
Gjetja misterioze ka fascionuar historianët, të cilët bashkë me eshtrat e kuajve kanë gjetur edhe objekte bronzi.
Arkeologu Ma Juncai për mediat kineze ka theksuar se varri është plaçkitur dhe ende nuk janë gjetur shënime të shkruara.
Besohet se gjërat e gjetura i përkasin periudhës mes viteve 770-221 p.e.s.
Në varrin masin janë të paktën 18 gropa dhe më shumë se 3 mijë varrë në rajon. Deri me tani janë gërmuar vetëm tri gropa./arbresh.info/

Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...