Shkencëtarët kanë zbuluar fosile që mund të jenë të organizmave më të hershëm të jetës në Tokë.
Ato përfaqësohen nga filamente të vogël dhe tuba dhe janë gjetur në shkëmbinjë kanadez që mund të datojnë deri në 4.28 miliardë vjet, transmeton portali arbresh.info.
Zbulimet janë shumë afër kohës së formimit të planetit dhe qindra miliona vjet, gjë e cila dëshmon provën e jetës më të vjetër në Tokë.
Përkundër kërkesave rreth jetesës së lashtë, studimi ende është i dikutueshëm, megjithatë ekipi beson se mund t’i përgjigjet ndonjë dyshimi.
Mikrobet e supozuara nga shkencëtarët në Quebec janë të një gjërësie sa një fije floku dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme të hematite, formë e oksidit të hekurit ose ‘ndryshkut’.
Matthew Dodd, i cili ka analizuar strukturat në University College në Londër, pohoi se zbulimi do të hedhë në dritë të re mbi origjinën e jetës./Arbresh.info
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...