Ashtu si në rastin e dy gjeneratave të kaluara të telefonave Galaxy S, Samsung ka vendosur dy furnizuesit e modulit të kamerave edhe për telefonat më të ri Galaxy S8 dhe S8 Plus.
Modelet përkatëse vijnë me sensorë S5K2L2 ISOCELL, të cilët i prodhon njësia e sistemit LSI të Samsung-ut, derisa modeli i dytë vjen me sensorët IMX333 të kompanisë Sony. Sensorët në pjesën e pasme janë identikë kur janë në pyetje karakteristikat, ndërsa të dyja ofrojnë rezolucion 12.2MP, xhirim 4K, autofokus Dual Pixel me fazën e detektimit, optikën për stabilizim të fotografisë (OIS) dhe f/1.7 hapje të blendit.
I njëjti rrëfim vlen edhe për kamerën e përparme. Galaxy S8 dhe S8 Plus përdorin dy sensorë të ndryshëm, njëri System LSI (S5K3H1) dhe tjetri prodhim i Sony (IMX320). Të dy sensorët kanë rezolucion 8MP, përkrahin mekanizimin e autofokusimit dhe mund të xhirojnë në rezolucionin QHD.
Vendimi i Samsung-ut që të përdorë dy prodhues të sensorëve për kamera ka kuptim, pasi në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku nga vonesat në prodhim, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në shitjen e telefonave të ri Galaxy S8/S8 Plus.
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri
27-vjet nga rënia e komandant Mujë Krasniqi e 41 dëshmorëve
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, dy të v...
KQZ sot fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë